Barcelona e ka bërë një përpjekje të fundit dëshpëruese për t’ia rrëmbyer nga dora Matthijs de Ligtin Juventusit, por raportohet se mbrojtësi holandez do të mbërrijë sot në Torino.

Ka disa javë që De Ligt ka arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe thuhet se tani edhe Ajaxi e ka pranuar ofertën e kampionit italian në vlerë 65 milionë euro plus bonuse,

Sipas Mundo Deportivos, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, i ka telefonuar personalisht De Ligit për ta lënë një takim, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar atij që ta informojë menaxherin e tij, Mino Raiola.

Në këtë pikë, Raiola ia ka bërë me dije kampionit spanjoll se një gjë e tillë mund të ndodhë veten nëse Barça është e gatshme ta ofrojë shumën e njëjtë për Ajaxin dhe lojtarin si Juventusi.

Megjithatë, gjiganti katalonas është tërhequr menjëherë dhe ka hequr dorë përfundimisht nga De Ligt.

19-vjeçari pritet të mbërrijë në Torino sot në mbrëmje, ndërsa nesër në mëngjes t’iu nënshtrohet testeve mjekësore