Napoli do të ulë çmimin për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, i cili nga java e ardhshme pritet të kalojë tek Atletico Madridi.

Skuadra spanjolle llogarit shumë në mbrojtësin e krahut, për të cilin kanë ofruar 15 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Nga ana tjetër, edhe presidenti i Napolit, De Laurentiis, do të ishte i gatshëm të pranonte edhe më pak se 20 milionë euro.