Për shkak të suksesit të turneut të Kupës së Botës së vajzave në Francë dhe pas lëvizjes #MeToo, thirrjet për barazi dhe kundër diskriminimi në baza gjinore kanë arritur deri të Wimbledoni, transmeton Gazeta Express.

Wimbledoni është kritikuar shumë gjatë kohës së fundit për shkak të orarit dhe mënyrës së përcaktimin të fushave ku luajnë tenistët. Djemtë zakonisht luajnë në fushën kryesore, ndërsa vajzat luajnë në fushat e tjera.

Tenistja numër një e botës, Ashleigh Barty, fituesja e French Open, e ka luajtur vetëm një ndeshje në fushën kryesore këtë vit. Disfata e saj në rundin e katërt të Wimbledonit, kundër Alison Riske, u zhvillua në fushën e dytë, për t’i lënë vend Nadalit në fushën kryesore.

Tenisti numër dy i botës, Rafael Nadal, ka reaguar pas kritikave ndaj organizatorëve, duke folur pas fitores kundër Joao Sousas.

“Unë jam numri dy i botës dhe i kam fituar 18 Grand Slams. Përgjigja ime nuk është po apo jo, përgjigja ime është se ata e morën një vendim. Jo po e vendosi Ashleigh Bartyn para meje. Për mua, të dyja vendimet janë të duhurat”, u shpreh Nadal.

“Në botën e tenisit sot, sinqerisht, unë ndiej se jam pak më i madh sesa Ashleigh Barty. Edhe nëse është numri një në botë dhe ajo veçse e ka fituar French Open dhe është jashtëzakonisht e mirë”.

“Por, ne nuk mund të nisim polemika çdo ditë për vendime që njerëzit detyrohen t’i marrin. Në fund të fundit, ata ishin të detyruar ta merrnin një vendim. Një ditë si sot, të gjithë po luajnë, natyrisht që Novak Djokovic nuk është duke luajtur në fushën kryesore”.

“Çdo ditë sjell ndonjë vendim. Nuk mund të bëjmë polemika për këto gjëra. Fusha numër dy, në rregull atëherë, duhet ta marrim këtë vendim. Sot ata vendosën kështu. Tani ata e kanë një dyshe të vajzave duke luajtur në fushën kryesore”