Lyoni ka treguar që do ta shesë mesfushorin e tyre, Nabil Fekir me çmim më të ulët. Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas ka pranuar që Fekiri do të largohet këtë verë.

Arsenali i kanë bërë ofertë francezit për 45 milionë euro, mirëpo Aulas ka kërkuar vetëm 33 milionë euro për ta shitur kapitenin e skuadrës.

Tjetër ekip i interesuar për lojtarin është edhe Liverpooli, i cili ka qenë i interesuar për lojtarin që prej sezonit të kaluar.

“Nabil ka arritur në fund të karrierës te Lyoni, besoj që ai dëshiron të provojë një sfidë të, ai ishte afër transferimit në Liverpool vitin e kaluar”, deklaroi ai. Fundja, pritet të ketë zhvillime shumë interesante në këtë afat kalimtar të verës.