Njëra ndër qëllimet e Andy Murrayt për të fituar trofe në Wimbledon këtë verë mbeti vetëm ëndërr, pasi që anglezi dhe francezi Pierre-Hugues Herbert u eliminuan në garën e dysheve të djemve.

Andy Murray dhe Pierre-Hugues Herbert u mposhtën (6-7 (4-7) 6-4 6-2 6-3) nga dyshja kroate, Nikola Mektic dhe Franko Skugor, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, britaniku ka ende mundësi ta fitojë një titull në Wimbledon pasi që ai do të luajë përkrah amerikanes Serena Williams në garën e dysheve të përziera.

Dyshja e famshme do të përballet me Andreas Mies dhe Alexa Guarachin, gjatë ditës së shtune.

Murray dhe Williams, dy ndër tenistët më të famshëm, do të takohen me kundërshtarët e tyre nga Gjermania dhe Kili sot pas orës 18:30.

Murray do të shpresojë se partnerit me Williams do të jetë më i suksesshëm sesa ai me Herbertin, pasi që Mektici dhe Skugor e patën kontrollin e ndeshjes pothuajse gjatë gjithë kohës