Ministria e Shëndetësisë kumtoi se për herë në shtet prej sot është në dispozicion ilaçi Pirfenidon për pacientët me fibrozë pulmonare idiopatike, e cila bën pjesë në grupin e sëmundjeve të rralla. Deri më tani, në vendin tonë nuk kishte terapi për këta pacientë.

“Fibroza pulmonare idiopatike është sëmundje e mushkërive të bardha me progresion të shpejtë dhe është sëmundje e rëndë e cila qon deri në rënie progresive të funksionit të mushkërive të bardha, e karakterizuar me frymëmarrje të rënduar, hospitalizime të shpeshta dhe parashikim të keq. Ilaçi Pirfendion është zgjedhja e parë për trajtim të fibrozës pulmonare idiopatike, e stopon progresionin e sëmundjes dhe e përmirëson cilësinë e jetës. Përmes programit për sëmundje të rralla janë siguruar shtatë milionë denarë shtesë. Ky është ilaçi i pestë i ri për pacientët me sëmundje të rralla i blerë në dy vitet e fundit”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Loading...