Trajneri portugez është i gatshëm t’i kthehet futbollit pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar

Jose Mourinho është kandidat për ta marrë në dorë ekipin e Valencias,

Trajneri portugez është i papunë që nga shkarkimi i tij nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, pritjes së tij duket se i ka ardhur fundi.

Sipas mediumit “Libdertad”, “Special One” mund të bëhet shumë shpejt me klub të ri.

Trajneri aktual i Valencias, Marcelino pritet të shkarkohet, ndërsa Mourinho mund të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë.

Menaxheri i portugezit, Jorge Mendes ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me pronarin e klubit spanjoll, Peter Lim dhe ky mund të jetë çelësi i kësaj marrëveshjeje.

Mourinho konsiderohet njëri prej trajnerëve më të suksesshëm dhe më të veçantë në histori të futbollit