Modelja e njohur ruse Irina Shayk është një personazh tejet i përfolur në mediat rozë për shkak të jetës së saj personale mjaft të komplikuar deri më tani.

Irina duket se nuk po bëhet rehat me lidhjet e saj të dashurisë pasi që ajo i dha fund para pak kohe lidhjes me aktorin Bradley Cooper.

Mirëpo modelja asnjëherë nuk mungon me paraqitjet e saj joshëse për publikun dhe për fansat e shumtë që e ndjekin atë në Instagram.

Së fundmi në paraqitjen e saj Irina ka uruar të gjithë me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.