Një modele suedeze ka ndjekur një dietë me kalori të lartë në mënyrë që të bëjë të pasmet më të mëdha në botë. 24 vjeçarja, Natasha Crownv nga Goteborgu, qëllimi i të cilës është që të ketë të pjesën prapa me të madhen të mundshme.

Natasha e cila pretendon të ketë një fund të gjerë deri në 6 metra, ka thënë se ajo ka qenë duke shijuar pica dhe makarona, si dhe gjashtë kilogramë Nutella çdo muaj (rreth 15 kavanoza) në mënyrë që të fitojë sa më shumë peshë të jetë e mundur.

Sipas Natasha, gjëja e parë që ajo bën në mëngjes është ta shoh pjesën e saj të poshtme në pasqyrë, dhe përkundër përmasave të saj tashmë të dukshme, ajo ka thënë: ‘Unë patjetër do ta doja më të madhe’.

Duke folur për ‘The Sun’, ajo tha: ‘Sa më shumë peshë të fitoj, aq më të mëdha do të jenë të pasmet. Unë do të bëj gjithçka që duhet për t’i pasur më të mëdhatë në botë’Pjesa e prapme e saj i ka siguruar mbi 80 mijë ndjekës në llogarinë Instagram.

Për t’i pasur sa më të mëdha që njerëzit të ndalojnë dhe t’ia ngulin sytë, ajo ka zgjedhur ushqime me kalori të mëdha.

Isha 20 vjeç kur bëra veprimin e parë drejt kësaj, dhe tani mund të them se jam e obsesionuar. ‘Nuk mendoj se i kam të mëdha, pasi dua ti kem akoma dhe më të mëdha’‘Kur isha adoleshente trupi im filloi të ndryshojë, ndërsa tani gjoks e vithe, dhe e dua aq shumë trupin tim.

‘Kjo është ndjenja më e mirë që mendoj. Vithet e mia më bëjnë të ndihem sexy dhe e fuqishme’, përfundoi Natasha./DailyMail

Loading...
Global