Gjykata penale sot në seancë publike e ka miratuar aktakuzën për rastin “Talir 2” e cila ka të bëjë me ndërtimin joligjor të selisë partiake të VMRO-DPMNE-së dhe ua ka dorëzuar palëve. Pas vlerësimit të aktakuzës do të formohet lëndë e cila konform sistemit AKMIS do të shkojë në procedurë të mëtejmë dhe do të caktohet edhe termini për diskutimin kryesor, kanë bërë të ditur nga Gjykata.

“Këshilli me vlerësim për aktakuzën e cila vepron në bazë trë aktit të Kodit penal 15/189 të datës 22.11.2018 të aktakuzës të emërtuar si “Talir 2″ më 10 dhe 11.07.2019 ka mbajtur seancë publike në prani të palëve. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave të aktakuzës Këshilli ka sjell vendim me të cilin aktin e miraton në tërësi dhe e ka dorëzuar te palët”, thuhet në komunikatën e sotme të Gjykatës penale.

Pas kësaj do të formohet loëndë me të cilën konform sistemit AKMIS do të dërgohet në procedurë të mëtejmë ku do të caktohet termin për diskutimin publik të palëve.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që ato para të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletë-pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.