Kuvendi në seancën e sotme të 109-të me shumicë të dyfishtë e solli ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë votuar të përmbajtur.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi ka shprehur kënaqësinë nga debati kontruktiv e cila është zhvilluar mbi këtë ligj. Duke e shpjeguar tekstin ligjor tha se në Propozim- ligjin përfshihen analiza të institucioneve kredibile siç është OECD dhe UNICEF, përmban risi që janë në interes të nxënësve por edhe tjerëve të involvuar në procesin edukativ- arsimor.

“Sigurisht që ky Propozim- ligj e përmirëson cilësinë e procesit edukativo- arsimor, mësimin, forcimin e vlerave në arsim, në fokus ka edhe nxënësit me nevoja të veçanta, ndërsa përmban edhe risi lidhur me organizimin e nxënësve, pjesëmarrjen e tyre në krijimin e politikave në shkolla dhe ku e ndjekin mësimin edukativ- arsimor si dhe në eliminimin e ndikimeve partiako- politike në arsim. Poashtu parasheh risi edhe lidhur më mbështetjen që i jepet nxënësve dhe mësimdhënësve në orientimin e tyre profesional, mësimdhënës për organizimin e arsimit fizik dhe sportit, arritjes së standardeve profesionale të cilët duhet t’i arrijnë nxënësit gjatë çdo periudhe të arsimit. Risi ka edhe në cilësinë e ushqimit, aspektet nutritive dhe shumë risi tjera. Duke pasur parasysh debatin konstruktiv që e kemi pasur këto ditë, dëshiroj që gjithë deputetët të japin dritë të gjelbër siç i ka hije dhe të miratohen të gjitha ligjet në sferën e arsimor”, ka thënë Ademi.

Deputeti Ferid Muhiq fuqishëm e mbështeti Propozim- ligjin pasi sipas tij arsimi e sjell identitetin e një populli, ndërsa e mbështet edhe inkluzivitetin në arsim.

“Inkluziviteti i plotë nuk është realizuar askund në botë, por ideja është ajo dhe duhet të mbështetet dhe duhet të shkojmë në atë drejtim”, ka thënë Muhiq.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dimitar Stevananxhija ka thënë se nga partia kanë vendosur për këtë zgjidhje të përmbajtur që të kenë ndërgjegje të pastër për anomalitë e ligjit të bien siç tha “në kurriz të LSDM-së”.

Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE ka drejtuar disa pyetje deri te ministri Ademi të cilat i takojnë funksionimit të shkollave dhe në ç’numër të nxënësve në shkollat fillore konsideron në vitin shkollor 2019-2020. “Deri para disa vjetësh ka qenë rreth 190 mijë ndërsa tani ai numër shkojnë shpejtë poshtë për shkak të shpërnguljes së popullatës”, ka thënë Gjorçev.

Në përgjigjen ministri ka thënë se në klasën e parë janë regjistruar 18.562 nxënës, ku nuk janë përfshirë të dhënat nga 10 komuna të cilat nuk kanë dorëzuar të dhëna, por rezultatet përfundimtare do t’i kenë para shtatorit. Për vitin e kaluar numri i atyre të regjistruar në klasën e parë ka qenë 22.130 nxënës, në vitin 2017/18 ky numër ka qenë 21.656.

Ndryshe pa debat është sjell edhe Ligji për mësimdhënësit dhe Ligji për bashkëpunëtorë në shkollat fillore dhe të mesme.

Para saj janë sjell tre vendime mes të cilave edhe dërgimi i pjesëtarëve të ARM-së në operacionin paqësore “Mbështetje vendimtare” në Afganistan.

Deputetët do të vazhdojnë me punë pas pauzës së rregullt.