Këtë vit, nota mesatare nga testimi i nxënësve për Maturën shtetërore është 3.47 për dallim prej para një viti kur kjo mesatare ishte 3.42 apo para dy viteve kur mesatarja e maturës shtetërore ishte 3.39

Vazhdon trendi pozitiv i notës mesatare të maturës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezultatet e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2018/2019 tregojnë se angazhimi për përmirësimin e cilësisë në arsim po jep rezultate. Këtë vit, nota mesatare nga testimi i nxënësve për Maturën shtetërore është 3.47 për dallim prej para një viti kur kjo mesatare ishte 3.42 apo para dy viteve kur mesatarja e maturës shtetërore ishte 3.39. Rezultat nga afati i parë i Maturës shtetërore  2018/2019 që u realizua gjatë periudhës prej 1 deri 13 qershori u prezantuan sot në konferencën për shtyp të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademit dhe drejtoreshës të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Lidija Goshevskës.

Rezultatet nga testim, sikurse nënvizoi ministri Ademi, janë të mira dhe tregojnë progres në krahasim me vitet e kaluara. “Respektivisht, nxënësit që e kalojnë testin e “pjekurisë” tregojnë rezultate më të mira se sa gjeneratat e kaluara. Nota mesatare e arritjeve të maturantëve këtë vit është 3.47, për dallim nga viti i kaluar ku nota mesatare ishte 3.42. Nëse krahasohen lëndët mësimore veç e veç, te shumë prej tyre ka progres në arritjet e nxënësve në krahasim me vitet e kaluara, ndërsa te një numër i vogël i lëndëve ka ulje apo stagnim”, pohoi ministri i Arsimit dhe Shkencës. Ndërkaq, drejtoresha e QSHP-së Gjoshevska bëri të ditur se këtë vit në testimet e maturës shtetërore hynë gjithsej 15.553 nxënës, prej të cilëve nga arsimi i profilit/drejtimit Gjimnaz ishin 7.692 nxënës dhe 7.604 nxënës nga arsimi profesional, si dhe 257 nxënës nga arsimi i mesëm i artit.

Nota mesatare në lëndën Gjuhë dhe letërsi maqedonase këtë vit arrin 3.69, ndërsa vitin e kaluar ishte 3.66. Përmirësim është vërejtur edhe në lëndën Gjuhë dhe letërsi shqiptare, ku është  arritur nota mesatare 3.85, në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3.81.  Në lëndën Gjuhë dhe letërsi turke ka nj;rënie t; lehtë të notës mesatare 3.73 për dallim me mesataren e vitit të kaluar kur mesatarja e notave në këtë lëndë ishte 4.18. Arritjet në lëndën e Matematikës janë më të mira në tre vitet e fundit. Sivjet nota mesatare në Matematikë arrin 3.65, në krahasim me vitin e kaluar kur arrinte 3.37, ndërsa në vitin 2017 nota mesatare ka qenë 3.44.

Ministri Ademi, përgëzoj të gjithë nxënësit të cilët me sukses e përfunduan procesin e verifikimit të njohurive të fituara në arsimin e mesëm, i cili është parakusht për vazhdimin e arsimit të lartë, ndërsa u uroj suksese gjatë aplikimit për regjistrimin në institucionet e larta arsimore –  nëse vendosin që t’i thellojnë njohuritë edhe më tej si dhe gjatë hyrjen në tregun e punës – nëse të njëjtët vendosin të kërkojnë angazhim pune menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm.