Cloudflare ka rënë dhe bashkë me të edhe shumë ueb-faqe, në mbarë botën.

Kjo kompani që ofron shërbime të sigurisë dhe domenit për ueb-faqe, është ndërprerë dhe për pasojë, shumë platforma të internetit nuk kanë punuar pasditen e sotme.

Në mesin e tyre është edhe Down Detector, që tregon për ndërprerjet e ndryshme, duke bërë që të mos dihet saktë, se sa ueb-faqe nuk po punojnë si duhet. Ndërprerje ka pasur edhe në tregun e kriptovalutave, duke bërë që shumë shfrytëzues të bëjnë panik, nga frika se mund t’ju vidhe monedhat e tyre virtuale.

“Jemi në dijeni, të problemeve në rrjetin e gjerë të Cloudfare. Ekipi është duke punuar, për t’i shkuar në fund këtij problemi. Do vazhdojmë të përditësojmë” ka shkruar në Twitter, Matthew Price, CEO i Cloudflare.

Meqenëse Down Detector nuk funksiononte, u shfrytëzuan rrjete sociale, për komente të ndryshme lidhur me ndërprerjen.

“Ilustrimi tipik, se sa keq është centralizuar interneti ditëve të sotme, bie Clouflare, shumë ueb-faqe dhe shërbime bien bashkë me të” ka qenë një prej komenteve të shumta. Derisa shumë të tjerë, janë mahitur me rastin, duke vendosur materiale të ndryshme në pritje të rregullimit.

Tani që gjithçka është rregulluar, Price ka bërë të ditur se po bëhen punime, që të rregullohet gjendja në mënyrë globale dhe shërbimi t’i kthehet normalitetit.

Loading...