sh ministri i transportit dhe lidhjeve Mikle Janakievski sot është kthyer në paraburgim në burgun e Shutkës. Kjo, ngase, mjekët kanë konfirmuar se nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik.

Janakieski pesë ditë më parë ishte dërguar në spital ku duhej të operohet në zemër. Nga burgu i Shutkës konfirmojnë se Janakievski është kthyer në repartin e paraburgimit.

Ata thonë se pas kontrolleve të bërë është vërtetuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Janakieski ishte në grevë urie në burgun e Shutkës, por e ndërpreu grevën pas rekomandimit të mjekëve.