Skuadra e Milan duket se nuk do të bëjë më llogaritë në shërbimet e yllit spanjoll të skuadrës.

Samu Castillejo do të jetë i lirë të largohet nga Milano gjatë kësaj vere, raporton ‘ Calciomercato’.

Anësori spanjoll iu bashkua ‘Rosonerëve’ nga Villarreal, gjatë verës së kaluar, me Carlos Bacca që shkoi në drejtimin e kundërt.

Castillejo regjistroi vetëm tetë paraqitje nga minuta e parë për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Milan raportohet se po shpresojnë që të sigurojnë të paktën 20 milionë euro nga 24 vjeçari.

Është skuadra e Sevilla që ka shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e Samu Castillejo.