Lideri i Demokracisë së Re, partisë fituese në zgjedhjet e djeshme, Kirjakos Micotakis mori sot mandatin nga presidenti i Greqisë, për formimin e qeverisë së re. Micotakis ka dhënë betimin ceremonial në pallatin presidencial, në prani të rrethit më të ngushtë familjar të përbërë prej bashkëshortes, tre fëmijëve të tyre dhe motrave, mes të cilave edhe ish ministrja e Jashtem greke, Dora Bakojani. Para dhënies së betimit të tij, Kirjakos ka zhvilluar një takim të shkrut tet-a-tet me presidentin Prokopis Pavlopulos.

Partia e qendrës së djashtë, në krye të së cilës është Micotakis, fitoi zgjedhjet e së dielës në Greqi, duke marrë 39.7% të votave, ndërsa partia Syriza e kyeministrit, Aleksis Cipras, është në vendin e dytë me 31.6%. Cipras, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, dhe e ka telefonuar kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren. Kryeministri i zgjedhur, Mitsotakis, u tha mbështetësve se atij i dhanë një mandat të fuqishëm për ndryshim.

Kirjakos Micotakis, Demokracia e Re

“Vendi ynë me krenari ngre kokën përsëri. Do t jem kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë “shumë pak për të qëndruar të ndarë”.

Ndërsa, pas bërjes publike të rezultateve, kryeministri i deritanishëm, Aleksis Cipras, përmendi vëndimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet”.

Aleksis Cipras, Syriza

“Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”.

Cipras, thirri zgjedhjet e parakohshme pas humbjes në zgjedhjet për parlamentin evropian, që u mbajtën në muajin maj. Ai kishte rrëzuar nga pushteti Demokracinë e Re, më 2015, duke bërë fushatë kundër politikave të kursimit që kishin prekur grekët për vite me rradhë.

Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=x7sgY79YIGA&feature=youtu.be