Janë bërë gati gjashtë vjet qëkur Mesut Ozil u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua Arsenalit për 45 milionë euro.

Tani, për herë të parë që prej atëherë, Ozil do të përballet me të bardhët në takimin miqësor të Arsenalit ndaj skuadrës së Zinedine Zidane të martën mbrëma në Ëashington, transmeton Gazeta Express.

Më 2013, Ozil pati thënë këtë për largimin e tij nga Santiago Bernabeu: “Po largohem sepse e kam vërejtur se trajneri nuk ka besim në mua në ditët e fundit”.

Largimi i mesfushorit gjerman e pati tronditur skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ozil kishte lidhje të forta me Cristiano Ronaldon në fushë dhe miqësi të ngushtë me Sergio Ramosin jashtë saj.

Tani, Ozil do të luajë ndaj ish-skuadrës dhe ish-bashkëlojtarëve që udhëhiqen nga idhulli i tij, Zinedine Zidane.

Loading...
Global