Lionel Messi tashmë iu është bashkuar shokëve të ngushtë të tij, Luis Suarezit dhe Cesc Fabregasit, dhe bashkë më gratë e tyre bukuroshe dhe fëmijët e tyre po bëjnë pushime në plazhet përrallore të Ibizës, ndërsa lundrojnë në bordin e jahtit të yllit argjentinas të Barcelonës

Dhe për herë të parë Suarez arrit të mposhtë shokun e skuadrës të Barcelonës, Messin, – të paktën për sa i përket shkëlqimit të pantallonave të shkurtra të tij – ndërsa tresha po shijon rrezet e diellit dhe bëjnë xhiro me jet-ski.

Ish-sulmuesi i Liverpulit, Suarez, po shijon momentet e tij të fundit joproduktive para se t’i rikthehet sfidës e sigurimit të një vendi në 11-shen titullare të Barçës, pas ardhjes për shumën prej 108 milion paund të fituesit të Botërorit, Antoine Griezmann.

Dhe nëse Messi ishte “The GOAT” në jahtin e tij, Suarez ishte mbreti i shkëlqimit, me pantallonat e tij me frutat shumëngjyrëshe të printuara në to.

Superyjet zgjodhën Formenteran, ishullin më të vogël dhe më ekskluziv të Spanjës, për pushimet e tyre të lumtura.