Ditën e diel, llogaria në “Twitter” e aktores së famshme, Jessica Alba, u hakërua dhe u shpërndanë në të mesazhe dhe statuse ku përmbanin fraza raciste, homofobike, madje dhe anti-semitike (kundër hebrenjve).

Të gjitha këto ishin postuar në emër të Alba-s dhe sigurisht që më pas u fshinë të gjitha këto postime.

Madje në disa postime, lavdërohej Hitleri dhe i vinin faj për 11 shtatorin homoseksualëve. Për fatin e mirë të aktores së famshme, ndjekësit e saj e kuptuan menjëherë që ai “Twitter” ishte vjedhur.

Tashmë duket se Jessica e ka rimarrë llogarinë e saj në këtë rrjet social, pasi nuk ekzistojnë më këto postime. Deri tani aktorja nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, edhe pse është konfirmuar se bëhej fjalë për një sulm kibernetik.