Shtëpia e shëndetit Shkup ka lidhur kontrata me të gjithë koncesionerët që janë në ambulantat në Gjorqe Poetrov, që parashikojnë mjete nga ky koncesion të shfrytëzohen për mirëmbajtje të ambulancës, për sanim të defekteve më të vogla, për lyerje dhe sanim të punëve më të lehta ndërtimore që do të mund të paraqiten si problem në punën e tyre vijuese. Megjithatë derisa nuk gjendet zgjidhje e plotë që do të jetë e përhershme për ndërtimin e ambulancës, normalisht që ky problem do të jetë aktual, deklaroi sot drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Zllate Mehmedoviq lidhur me paralajmërimin për renovimin e ambulancës.

Ai theksoi se rregullisht komunikojnë lidhur me problemet që i kanë me objektet e vjetruara që janë nën ingerencat e Shtëpisë së shëndetit Shkup, përndryshe janë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me atë si mund t’i avancojmë kushtet në to, Mehmedoviq potencoi, punohet për objekt që është i përkohshëm, i ndërtuar pas tërmetit, gjegjësisht për barakë që ka afat të kohëzgjatjes prej 15 vjetëve, megjithatë në funksion është më shumë se 65 vite.

Loading...