Dukesha e Sussex, Meghan Markle po i hyn botës së modës. Në fakt ky projekt i radhës i Meghan bëhet në emër të një kauze të mirë sepse fitimet nga shitja do të shkojnë për bamirësi.

Ajo do të nxjerrë së shpejti në treg një linjë veshjesh dhe për këtë ka punuar së bashku me mikeshën e saj stilisten Mischa Nonoo, dhe bashkëpunimi do të ndodhë me markat e njohura Marks & Spencer, John Lewis dhe Jigsaw. Paratë e mbledhura nga shitja e koleksionit do të vihen në dispozicion në një organizate bamirësie që ndihmon gratë e papunësuara të rifillojnë ose të kthehen në vendin e punës.

Sipas Harper’s Bazaar, koleksioni pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.