Aktorja e njohur e Bollywood, Esha Gupta ka nxitur një sërë reagimesh pasi akuzoi një pronar hoteli në Delhi për “përdhunim me sy”.

Përmes disa postimeve në rrjetin social “Twitter”, Gupta ka treguar se burri, i identifikuar si Rohit Vig, i është ulur në një tavolinë përballë dhe ia ka ngulur sytë për një kohë të gjatë.

“Nëse një grua si unë ndihet e dhunuar dhe e pasigurtë, nuk e di sesi ndihen vajzat e tjera. Edhe me 2 roje rreth meje u ndieva e përdhunuar. Rohit Vig ti  je një derr…Ai e meriton të kalbet në burg”-ka shkruar ndër të tjera ajo.

Por, postimet nuk kanë gjetur përkrahjen e menduar. “A e dini çfarë është përdhunimi Esha Gupta? Turp për ju që trajtoni kështu një krim kaq të rëndë”- ka shkruar një përdorues i “Twitter”.

Kjo është një mënyrë për të thënë ju lutem shikoni filmin tim të ardhshëm. Unë nuk di të aktroj, nuk kam talent, mediat nuk më kushtojnë vëmendje, ju lutem shiheni filmin tim”-ka shkruar një tjetër, duke e akuzuar kështu për paturpësi dhe dredhi cinike.

Image