Me grant fond përmes Projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale – MSIP është rregulluar kulmi i shkollës fillore “Ismail Qemajli” në komunën e Çairit, në të cilën mësojnë mbi 1.400 nxënës. Sot, këtë shkollë e vizitoi zëvendësministrja e financave Shiret Elezi dhe Kryetari i komunës Visar Ganiu.

Granti është në shumën prej 3 milion denarë dhe i njejti projekt bashkëfinancohet nga komuna. Ky grant është caktuar për komunën nga Banka Botërore nëpërmjet PMU për shkak të zbatimit të suksesshëm të tre nënprojekteve të tjera përmes të njëjtin projekt ose faktikisht rinovimin e shkollës dhe dy kopshtet në komunë që të ofrohen kushte më të mira për shkollimin e mbi 2.000 nxënësve.

“Nxënësit e kësaj shkolle do të fillojnë vitin e ri shkollor me kushte më të mira e që ka të bëj edhe me shëndetin e tyre, në të njëjtën kohë do të përmirësojë efikasitetin e energjisë së shkollës dhe faturat e energjisë mesatarisht të reduktohet me rreth 30%”, sqaroi kështu zëvendës ministrja Elezi.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu vuri në dukje se nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta do të ofrohen kushte më të mira për procesin arsimor duke përgatitur një gjeneratë të shëndetshme për të ardhmen.

MSIP Projektet mundësojnë financim të projekteve komunale si furnizimi me ujë, kanalizimi dhe ujërat e zeza, efikasitetin e energjisë (ndriçimit të rrugëve, izolimin e objekteve komunale, etj), infrastruktura rrugore lokale (modernizimin dhe rikonstruktimin e rrugëve dhe rrugicave), shërbime publike dhe shërbime tjera komunale, ndërtimin e kopshteve, tregjet e gjelbra, infrastruktura në zonën industriale, përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale tashmë janë mbështetur mbi 230 projekte kapitale në të gjitha komunat e vendi. Qëllimi është të ofrohen kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët në vend.

Loading...
Global