SHKRUAN:NEHAT JAHIU

ME DHEMBJE PRANOVA IKJEN TËNDE NË AMSHIM

Me dhembje të madhe pranova lajmin për ikjen tënde në amshim miku im z. Milazim F. Kadriu. Unë me ty u njoha npërmjet krijimeve letrare para shumë vitesh dhe kishim një bashkëpunim shumë të ngushtë. Patëm rastin të komunikonim me qindra here, por edhe pse dëshira jonë që të takoheshim fizikisht na mbeti e parealizuar, o miku im i penës. Me rastin e ikjes nga kjo botë për në botën e amshuar tuajën miku im z. Milazim unë ngushlloj familjen tuaj, miket dhe miqtë të arsimit dhe penës që i kishe dhe bashkëpunove në të gjitha trojet tona dhe në në diasporën shqiptare. Lus Zotin që të shpërblej me parajsë. Prehu i qetë në Tokën Martire të Kosovës për të cilën kurr nuk u ndal pena yte së shkruari!
BIOGRAFIA

Milazim F. Kadriu lindi më 21.6.1958 në fshatin Revuçë, komuna e Besianës. Shkollën fillore e kreu në Llapias (Kërpimeh), gjimnazin në Besianë, kurse në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës studioi letërsi dhe gjuhë shqipe.
Punën në arsim e nisi në shkollën e mesme të Besianës e më pas në shkollën e Llapiasit, ku punon dhe tani.
Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës i shkollës fillore dhe ka botuar në disa revista për fëmijë. Me krijimtari letrare kryesisht shkruan poezi për fëmijë dhe për të rritur, prozë, kritikë letrare, si dhe enigmatikë.
Edhe me gazetari është marrë herët, duke bashkëpunuar kohë të gjatë me gazetën “Rilindja”, pastaj me “Zëri i rinisë”, ”Shkëndijën” , ”Bujkun” etj. Po ashtu gjatë kohës së okupimit në vitet e 90-ta ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës kroate që botohej në Zarë, “Fokus”. Pas luftës ka punuar edhe në radion lokale “Radio-Llapi” si gazetarë, redaktor e kryeredaktor, si dhe ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “ALBI”. Ndërsa si korrespodent nga Besiana ka punuar në gazetat “Gazeta e re”, ”Epoka e re”, ”24 orë” dhe “Kosova sot”. Është bashkëpunëtor i redaksisë Dëshmorët e UÇK-së, bashkautor i monografisë “Feniksët e lirisë”. Është veteran i UÇK-së.

Librat e botuar:
Lindi dielli (poezi për fëmijë) – 2000
Biografi e shkurtër për dëshmorin Besnik Muharrem Restelica – 2011
Flakadani i lirisë (50 autorë – 100 poezi) – 2012
Tri shkronja (poezi për fëmijë) -2014
Uragani i lirisë (20 autorë – 55 poezi) – 2017
Refleksione letrare – 2017
Vështrime letrare – 2017
Monografi e shkollës së Llapiasit (Kërpimëhut) – 2018
Bashkautor i monografisë “Feniksët e lirisë” ( deri tash janë botuar 17 libra )
Është i përfaqësuar me poezi në rreth pesëdhjetë libra të autorëve të tjerë (libra përkushtues), që janë botuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë. Deri tani ka qenë redaktor, recensues e lektor i disa librave të autorëve të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.