Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO që e bënë pardje  Kuvendi popullor i Republikës së Turqisë dhe Parlamenti i Republikës Çeke mbeten edhe tetë ratifikime deri në anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë.

Ratifikimin e Protokollit në Turqi e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak.

“Kuvendi i madh popullor i Turqisë e kompletoi procesin ratifikues të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si edhe deri më tani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin euroatlantik-integrues”, shkroi Ashkin Bak në Tuiter.

Protokolli për anëtarësim në NATO dje mori dritë jeshile edhe në Parlamentin çek.

“Jemi të bindur se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta përforcojë stabilitetin e plotë dhe sigurinë në Ballkan ndërsa në të njëjtën kohë edhe në vetë Aleancën”, theksoi zëvendëskryeministri Jan Hamaçek në ratifikimin e Protokollit.

Deri më tani njëzet vende anëtare e ratifikuan Protokollin dhe dhanë dritë jeshile për inkuadrimin e vendit tonë në NATO. Pritet kësaj vere këtë ta bëjë edhe SHBA-ja, ndërsa deri në fund të vitit edhe vendet e tjera aleate me çka Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

Kryeministri Zoran Zaev dje vlerësoi se kemi gjasa të mira që më 3 ose 4 dhjetor të këtij viti të marrim vendim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, deklaroi sot

Ai i shprehu mirënjohje Turqisë dhe Çekisë, të cilat dje e përfunduan ratifikimin e Protokollit për anëtarësim, duke shprehur bindje se deri në fund të javës së ardhshme pritet që Britania e Madhe të informojë se e ka përfunduar ratifikimin, si dhe se Spanja së shpejti  do të formojë Qeveri dhe shumicë parlamentare, me çka Parlamenti do të mund të votojë  për Protokollin.

“Tashmë jemi me protokoll të ratifikuar nga 21 vende. Këto janë për neve mesazhe të mira për shkak se në pesë-gjashtë muajt e fundit ratifikimi lëviz me temp më të mirë se që dëshirojmë. Mbesin edhe tetë vende, besoj se këtë javë apo deri në fund të javës së ardhshme Britania do të na informojë se ka skaduar afati prej 21 ditëve dhe atje ratifikimi ka përfunduar me çka do të jenë 22. Shpresoj se Spanja së shpejti do të formojë qeveri dhe shumicë parlamentare që të mund të votojë, ndërsa vendet tjera tashmë na kanë informuar për procedurat dhe protokollet”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në lokalitetin arkeologjik Stobi.