Një imazh me Getin bëri që për herë të dytë të diskutohet lidhur me një shtatzëni të mundshme të Marina Vjollcës.

Ajo, nëpërmjet një komenti që ia ktheu ndjekësit e mohoi shtatzëninë, mirëpo këtë fakt e ka dëshmuar edhe para pak minutash me disa foto të cilat i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Marina është veshur shkurt ndërsa barku i shihet i rrafshët. Gjë kjo që dëshmon se Geti e Marina ia kanë lënë kohës ndjenjën e të bërit prindër.

Ndryshe ata po e shijojnë në maksimum jetën martesore duke udhëtuar kështu në vende të ndryshme të botës.