Këngëtarja e famshme amerikane, Mariah Carey, ka folur për martesën e saj të parë me muzikantin Tommy Mottola. Ata u martuan në vitin 1993, kur Carey ishte 23-vjeçare, ndërsa u ndanë në vitin 1997.

Në një intervistë të dhënë për Cosmopolitan, këngëtarja ka rrëfyer detaje rreth martesës së saj të mëparshme.

“Ndoshta më mirë ta pikturoni një fëmijë si nuse”, ka thënë Mariah për martesën e saj me Tommy. “Isha shumë e kontrolluar. Nuk kisha liri si qenie njerëzore. Ishte pothuajse sikur të isha e burgosur”.

Nga ana tjetër, Tommy ka theksuar se marrëdhënia e tyre ishte ‘e gabuar dhe e papërshtatshme’.

Ju kujtojmë që ajo tashmë është në lidhje me koreografin Bryan Tananka, 36 vjeç, që pas ndarjes nga milioneri australian, James Packer.

Image

Loading...
Global