Romelu Lukaku është lënë përsëri jashtë skuadrës së Manchester Unitedin për ndeshjen e radhës miqësore, në një kohë thashethemesh për kalimin e tij të mundshëm në Serie A.

Lukaku kishte udhëtuar me ekipin e Unitedit në turin parasezonal në Australi dhe Azi, por nuk e bëri asnjë paraqitje, me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që kishte këmbëngulur se belgu ishte i lënduar,

Lukaku nuk do të udhëtojë fare drejt Norvegjisë, ku Unitedi do të takohet me Kristiansund në një ndeshje miqësore të martën, edhe pse tani është sqaruar se ai nuk vuan nga ndonjë lëndim.

Lënia e tij në shtëpi vjen në një kohë kur raportohet për kalimin e tij në Inter apo Juventus.

Sipas BBC Sport, Lukaku është shumë më afër Interit, me të cilin Unitedi është duke i vazhduar bisedimet.