Manchester Unitedi është shumë afër kompletimit të transferimit të mesfushorit Bruno Hernandesit, pasi gjatë fundjavës që shkoi e bën gati marrëveshjen për mbrojtësin Harry Maguire.

Gazetari i famshëm sportiv, Gianluca di Marzio, raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” janë duke u përgatitur për ta kompletuar marrëveshjen e transferimit të portugezit nga Sporting,

Po i njëjti gazetar, i cili punon për Sky Sports Italian, pretendon se Manchester Unitedi e kompletoi marrëveshjen me Harry Maguiren, mirëpo Leicester City i do 85 milionë funte për mbrojtësin e vet.

Dhe tani drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë kthyer vëmendjen te mesfushori Fernandes, i cili është i vendosur të transferohet në Premierligë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sportingu dëshiron që 24-vjeçari të luajë në Supertaca kundër Benficas të dielën dhe pastaj mund të arrihet marrëveshja mes dy klubeve dhe portugezi do të mundë ta nënshkruajë kontratën me “Djajtë e kuq”.

Fernandes ishte parë duke qarë pas ndeshjes miqësore kundër Valencias, pasi ishte zëvendësuar nga ndeshja që pritet të jetë ndeshja e tij e fundit duke i mbrojtur ngjyrat e Sportingut, para se të bëhet njëri ndër “Djajtë e Kuq”.