Presidenti francez Emanuel Macron mbërriti sot në Beograd për një vizitë dy-ditore.

Macron tha se ishte një nder i madh për të që të vinte në Beograd.

“Premtova muaj më parë se do të vizitojë vendin tuaj, por pastaj nuk munda. Ky është momenti i historisë sonë të përbashkët. Ju keni arritur një fitore të madhe në tenis, unë dua t’ju përgëzoj për fitoren e Gjokoviqit në Wimbledon”, raporton Kurir, transmeton zeri.info.

Presidentët Vuçiq dhe Macron kanë zbuluar një plakë me rastin e fillimit të punimeve për modernizimin e aeroportit Nikola Tesla, nga një kompani franceze. “Pllaka “VANCI” është një konfirmim i marrëdhënieve tona tregtare, ne do të kemi mundësinë të flasim për këtë. Unë dua të bashkëpunoj me ju në këtë drejtim”, tha Macron dhe shtoi: “Bashkëpunëtorët e mi dëshmojnë se duam të hapim një anë të re të marrëdhënieve tona dypalëshe. Lidhjet tona me vendin tuaj janë shumë të rëndësishme. Tetëmbëdhjetë vjet asnjë president i Francës nuk erdhi këtu dhe kjo është shumë kohë e gjatë. Unë do të fle këtu dhe do të flasim dhe nesër, do të bisedojmë për të kaluarën dhe të ardhmen. Duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”. /Zeri