Romelu Lukaku është duke kërkuar që të vendoset sa më parë e ardhmja e tij.

Sulmuesi belg ka nisur stërvitjet me skuadrën e Manchester United, por e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Janë italianët e Inter që po kërkojnë 27 vjeçarin, me Conton që e sheh si alternativë të mirë për sulmin.

Mediet në Angli në anën tjetër shkruajnë se Lukaku dëshiron transferimin te Inter, duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, para se skuadra të niset në turne përgatitor.

Inter deri më tash ka dërguar dy oferta për Lukakun, që të dyja janë refuzuar nga Manchester United.