Zëdhënësi i LSDM_së Kostadin Kostadinov gjatë ditës së sotme ka dërguar edhe disa pyetje shtesë në adresë të liderit opozitarë Hristijan Mickoski i cili qëndroi në Hungari ku realizoi takim me Viktor Orban.

“Hristijan Mickoskit i parashtruam disa pyetje dhe tanimë 10 ditë nuk përgjigjet. Sot, në mënyrë plotësuese do t’i parashtrojmë edhe disa pyetje të tjera për të cilat shpresojmë të marrim përgjigje.

A thua Hritijan Mickoski shkoi në Budapest për konsulta me shefin e tij, kriminelin në ikje Nikolla Gruesvki?

A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të kërkoj këshilla se si ta pengoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë?

A shkoi Mickoski tek Gruesvki që të merr këshilla se si ta pengoj drejtësinë si dhe, edhe më fortë ta mbroj krimin në VMRO-DPMNE?

A thua Mickoski shkoi tek Gruesvki që ky i fundit ta mësoj se si të përhap lajme të rreme, nacionalizëm dhe urrejtje mes qytetarëve?

A thua vallë Mickoski nga Gruesvki ka marr instruksione se sit ë vazhdoj të pengoj integrimin e shtetit në BE dhe NATO?”, deklaroi Kostadin Kostadinov, sipas të cilit Mickoski nuk është asgjë tjetër përveçse një person i dëgjueshëm dhe kryherësi I urdhërave të Gruesvkit.