Gjykata i liroi nga faji Dragan Pavloviq Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan, të cilët u akuzuan për ndërtim pa leje në rastin “Lëndina” të PSP-së.

Gjykatësja Marija Kletniçka Markovski, në shqiptimin e sotëm të aktvendimit për “Lëndina”, tha se vepra për të cilën akuzohen nuk është vepër penale. Theksoi se ata akuzohen se nga korriku i vitit 2012 deri në vitin 2013 në kundërshtim me ligjin kanë ndërtuar pa leje në komunën e Zelenikovës në tokë personale. Pasi kanë filluar me ndërtim kanë parashtruar kërkesë për dhënie të lejes së ndërtimit të shtëpisë vilë deri tek Komuna, duke fshehur se ndërtimi tani më ka filluar.

“Duke i pasur parasysh të gjitha dëshmitë e dhëna, këshilli solli vendim se lirohen nga aktakuza. Vepra për të cilën akuzohen nuk është vepër penale. Shpenzimet bien në barë të shtetit”, deklaroi gjykatësja Markovski.

Gjykata sqaroi se sipas ligjit për ndërtim, inspektorati i ndërtimit për kontroll dhe mbikëqyrje inspektuese dhe nëse nuk respektohet ligji janë paraparë sanksione për investitorin dhe kontraktuesin.

“Në rastin konkret nuk ekziston asnjë parashtresë nga qytetarët ose institucioni se ekziston ndërtim pa leje, që tregon se nuk ka pasur interes nga opinioni. Në mënyrë shtesë ndërtimi është regjistruar në kadastrën e patundshmërive dhe me këtë rast askush nuk e konteston këtë”, deklaroi gjykatësja.

Theksoi se procedurat për dhënien e lejes për ndërtim dhe legalizim të ndërtimeve janë respektuar.

“Kundër vendimit të theksuar palët kanë të drejtë të ankesës në afat prej 15 ditëve. Gjykata i shfuqizon masat për kujdes për Sërgjan dhe Zvezdan Pavlloviq”, ka thënë gjykatësja Markovski.

Përfaqësues i aktakuzës është prokurorja speciale publike Elizabeta Josifovska.

Në sallën gjyqësore aktvendimin e kanë dëgjuar vetëm Dragan Pavlloviq Latas dhe Sërgjan Pavlloviq, ndërsa i akuzuari Zvezdan Pavlloviq nuk mori pjesë. .