Disa njerëz mund të ndihen të turpëruar kur skuqen në fytyrë, pasi besojnë që ky është një reagim i trupit, që i bën ata të duken të pasigurt në vete.

Por, në fakt realiteti është tërësisht ndryshe. Kjo pasi, e skuqura nga ‘turpi’ ose nga ndonjë situatë e caktuar, i bën ata të duken më të besueshëm.

Iu bën më atraktiv për seksin tjetër

E vërteta është që e skuqura në faqe e bën atë person më tërheqës.

Njerëzit që skuqen janë më të besueshëm

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Personality and Social Psychology, njerëzit që skuqen konsiderohen më të besueshëm dhe të sinqertë.

Pse skuqeni kur keni turp?

Fytyra iu bëhet e kuqe kur jeni në një situatë të sikletshme, pasi trupi ndjen adrenalinë që shkakton të skuqura për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në enë të gjakut.

Kur skuqeni nuk keni mundësi të gënjeni

E skuqura është e pamundur të fshihet. Kjo pasi është qarkullim i pavullentshëm i gjakut. Ekspertët thonë që e skuqura tregon që për ju vlen ai subjekt i diskutimit.