areth Bale kishte shkuar të luajë golf në Madrid, gjatë kohës kur bashkëlojtarët e tij në skuadrën e Real Madridit po humbnin në Munih, të martën.

Uellsiani nuk ishte i përfshirë në skuadrën e Zinedine Zidanë për Audi Cup, pas dështimit të transferimit të tij në Jiangsu Suning, transmeton Gazeta Express.

Ashtu siç u raportua në El Confidencial, Bale ishte fotografuar duke luajtur golf në “Ciudad Grupo Santander” rreth orën 20:00 në mbrëmje, pikërisht gjatë kohës kur po përfundonte ndeshja e “Los Blancos”.

Kjo sugjeron se Bale nuk e kishte shikuar asnjë minutë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Tottenhamit.

Arsyeja për mungesën e Bale në Gjermani mbetet ende mister. Real Madridi deklaroi se ai nuk udhëtoi për shkak të negociatave që po vazhdonin me Jiangsun, ndërsa Zidane e dha një tjetër sqarim.

“Ai nuk udhëtoi sepse nuk ndihej mirë. Nuk ishte në formë të mirë dhe pas një bisede me departamentin mjekësor, vendosëm se më e mira për të është të qëndrojë në Madrid”, u shpreh Zidane.

Mediat angleze raportojnë se Bale është i Pakënaqur me Real Madridin pasi që i dështoi transferimi në Kinë dhe nuk pranoi të udhëtojë me skuadrën në Munih.

Siç raporton Marca, përfaqësuesit e Bale kishin qenë të zemëruar me faktin se Real Madridi kishte kërkuar para për ta lejuar uellsianin të largohet në klubi në minutën e fundit të negociatave, duke bërë kështu që të pamundësohet marrëveshja me Jiangsun.