Takefusa Kubo është një ndër fytyrat e reja të prasezonit të Real Madridit në Montreal.

Talenti japonez, që do të luajë për Real Madrid Castilla sezonin e ardhshëm, ka folur për Real Madrid TV për përshtypjet e para në parasezon me ekipin e parë.

“Jam duke mësuar shumë si futbollist dhe si person, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Jam duke kaluar për mrekulli”, tha Kubo.

“Kam mbetur i habitur me cilësinë e të gjithëve. Bashkëlojtarët dhe trajnerët janë shumë miqësorë dhe jam përshtatur shumë mirë. Duhet të shfrytëzojë nga kjo mundësi që më është dhënë, por gjithashtu duhet të argëtohem sepse jo të gjithë kanë këtë mundësi”.

“Në Japoni ka shumë pasion për Real Madridin dhe jam krenar që mund të luaj në klubin më të mirë në botë”.

Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Loading...