Një vajzë e re është tmerruar kur është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur një merimangë të madhe me përmasat e një tigani në dhomën e saj të gjumit.

Gruaja australiane Laree Clarke e gjeti merimangën në një kënd të tavanit të saj dhe iu drejtua mediave sociale në një lutje për ndihmë, duke shkruar: “A ka ndonjë që mund ta heqë këtë nga shtëpia ime? Nuk kam një enë kaq të madhe”.

Laree shtoi: “Kur u afrova pranë saj me dritën e telefonit, ajo u afrua tek unë duke lëvizur këmbët si shkopinj. Ferr nahhhh”.

Ajo e gjeti insektin me tetë këmbë në shtëpinë e saj në Townsville në Queensland dhe kërkoi këshilla në faqen e Facebook të Blueëater Neës Townsville.

Kuptohet se reagimet ishin nga më të ndryshmet në rrjet disa i sugjeruan asaj ‘t’i kërkojë qiranë’ ndërsa të tjerë i propozuan të përdorë një armë për ta rrëzuar.

Laree azhornoi postimin e saj duke thënë se merimanga u hoq duke mos u dëmtuar aspak dhe më pas u la e lirë.