Kryetari i ri i Komunës së Pavarur të Malësisë, Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e tij.

Ai ka treguar se çdo fëmijë që lind në këtë komunë do të shpërblehet me 200 euro.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbështetja për qytetarët tonë, në të gjitha lëmitë, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale!

Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro!
Vlerësojmë që me ketë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!