Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka dalë në terren për t’i inspektuar nga afër punimet në shtrimin e rrugëve.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai tregoi se si nga kjo iniciativë ka “kapur” keqpërdorime dhe se nuk do të bëjë tolerime.

“Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës. Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon”.

“Kjo punë nuk pranohet. Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime”, ka shkruar Muharremaj në postimin e tij, ku ka postuar edhe disa fotografi.

Loading...