Kryeministri Zoran Zaev, po qëndron në Poznan të Polonisë, dhe do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit.

Me këtë rast, ai gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, si dhe kryeministra të tjerë të shteteve evropiane, përpos atyre të Ballkanit Perëndimor.