Qeveria e Kroacisë në seancën e sotme miratoi vendimin për themelimin e komisionit ndërministror për blerjen e avionëve luftarakë shumë dimensionalë, raporton Anadolu.

Qeveria kroate me vendimin e sotëm ka konfirmuar se Republika e Kroacisë ka nevojë për të ruajtur aftësitë për mbrojtën e hapësirës ajrore me avionë të saj luftarakë dhe nevojën për të nisur procesin e blerjes të avionëve luftarakë shumë dimensionalë.

Komisioni ndërminstror do të përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kroacisë, të Zyrës së Kryeministrit, Presidentit dhe Zëvendës-President i Komisionit të Mbrojtjes, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Biznesit dhe Tregtisë, Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë, Agjencisë të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake dhe Zyrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Po hapim një faqe të re dhe po fillojmë procesin e ri të furnizimit me avionët luftarakë shumë dimensionalë”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e Qeverisë.

Në fjalën e tij në seancën e Qeverisë, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç tha: “Furnizim me avionë luftarakë shumë dimensional është projekt strategjik i shtetit, me vlerë të lartë financiare, i cili duhet të jetë transparent dhe i ligjshëm”.

Kroacia ka nisur përsëri në procesin e blerjes të eskadrilës së avionëve luftarakë, me qëllim të aftësimit të Forcave Ajrore kroate dhe kontrollin e qiellit kroat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me standardet e NATO-s.

Përpjekja e parë për blerjen e avionëve izraelitë Barak F-16, nuk është realizuar për shkak se SHBA-të nuk kanë ofruar garancitë e duhura për këto avionë luftarakë për shkak të modifikimeve që janë bërë mbi to nga ana izraelite.