Vetëm pak më parë është publikuar traileri i sezonit të 17-të të ‘Keeping Up With the Kardashians’ dhe që tani disa skena po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Një prej tyre është një sekuencë ku Kourtney Kardashian shfaqet e përlotur pak para ditëlindjes së saj të 40-të. Teksa po bisedon më motrën e saj Khloe-n, ajo i tregon se këtë ditëlindje ndihet e paplotësuar dhe se dëshira për të qarë i vjen shumë natyrshëm.

“Tani jam duke pyetur veten se kush jam unë, ku jam unë me jetën time? Këto pyetje më shkaktojnë ankth”, shprehet Kourtney.

Ylli i reality show “Keeping Up With the Kardashians’ shton gjithashtu se ndihet shumë e vetmuar dhe nuk është plotësisht e lumtur. Mesa duket dramat në familjen Kardashian-Jenner do vazhdojnë dhe ‘reality show’ për jetën e tyre do pasqyrojë çdo detaj tek publiku.

Image

Loading...