Drejtoria e doganava në vendkalimin kufitar “Tabanoc” janë konfiskuar 16,5 ton ciagare dhe në vendaklimin kufitar “Bogorodic” janë konfiskuar 13 ton duhan të dedikur për shitje të jashtëligjshme në tregun vendor, njoftoi drejtoi i Doganës, Gjoko Tanasoski, transmeton Zhurnal.

Siç njoftoi Tanasoski, bëhet fjalë për cigare të markës kineze „Ashima luhoru size“ dhe „Marble de luhe“.

Policia doganore në vendkalimin kufitar Bogorodicë më datë 16 maj 2019 rreth orls 18:00, në një automjet kanë gjetur 130 pako me cigare që peshonin 13 tonë, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanoc më datë 24 maj 2019 janë zbuluar 102 pako cigare dhe 28 maj 2019 janë zbuluar mbi 1000 pako me cigare”

Tanasoski theksoi se kundër autorëve që kanë kryer veprën do të ngrihet kallëzim penal adekuat.

Loading...