Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në një intervistë për radion krishtere kroate këndoi këngën e saj të preferuar fetare. Pas diskutimeve për rikonstruimin e qeverisë kroate, për arsimin, Kishën dhe situatën politike në vend, Grabar-Kitaroviç foli edhe për tema më të lehta ku zbuloi se kënga e saj e preferuar fetare është “Krishti në breg”, pas së cilës ajo këndoi disa vargje të këngës.