Probleme të mëdha infrastrukturore për çdo vit shënohen këtu në Lagjen e vilave në kodrën e Diellit, por, po ashtu për çdo vit, nga ana e pushtetit lokal premtohet se, këtë pranverë do të fillojë rregullimi i rrugës megjithatë kanë mbetur vetëm premtime”.

Banorët e Kodrës së Diellit ankohen se ka mungesë kanalizimi në një pjesë të lagjes, rruga është shkatërruar tej mase, ndërsa në rrugë nuk ka aspak mburoje. E gjithë kjo gjendje infrastrukturore në lagjen turisike mbi qytetin e Tetovës i zmbraps edhe qytetarët që kanë ndërtuar uikend shtëpiza në këtë lagje.

Unë nuk e shoh logjike këtë aspak. Sikur që e shihni edhe vet, deri aty e kanë arnuar rrugën jo ta shtrojnë me asfalt, ndërsa më tutje vetëm dy metra më larg ka gropë tjetër dhe nuk e bëjnë. nuk e di a ishit tek ana e vikend shtëpizave, andej është katastrofë”.

Mendoj se gjendja në Kodrën e Diellit është simbol i një arrogance të pushtetit, si qendror ashtu edhe komunal. Paramendojeni sot në këtë ditë të nxehtë, përveç lopëve kuajve dhe qenve nuk ka njeri të gjallë”.- theksuan banorët e intervistuar për Alsat

Drejtuesit e hoteleve në Kodrën e Diellit, porosisin institucionet që të mos përqendrohen vetëm tek rruga që shpie në këtë lagje, por edhe tek kanalizimi, i cili po bëhet një problem tepër i madh për banorët dhe sidomos dëmton biznesin.

Sa i përket sanimit të rrugës ne e mirëpresim atë punë por, nëse duan diçka të bëjnë për turizmin do ishte shumë më mirë brenda në kodër të Diellit në qendër të investohet se sa rruga të sanohet, shkaku se kemi një pjesë afro njëqind metra ku krejt kanalizimi del jasht dhe dimrit na sjell shumë telashe”.- u shpreh Ashim Hasani. Pronar hoteli

Nga Komuna e Tetovës thonë se presin miratimin e buxhetit nga ana e Bankës Botërore në shumë prej 1.4 milion euro për marrjen e së cilit ka aplikuar Qendra Rajonale e Pollogut, pas çka edhe do të fillojë rregullimi i brendshëm i rrugëve dhe kanalizimeve në Kodrën e Diellit.