18 nga 50 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në bregun e liqenit të Pogradecit kanë kontratë me bashkinë. Nga këto vetëm 14 zbatojnë VKM për plazhet publike. Buzë liqenit janë ngritur vetëm 3 kulla dhe mungojnë rojet e certifikuara.

Në takimin me task forcën ministri Blendi Klosi ishte kritik me menaxhimin e bregut të liqeni, ndërsa paralajmëroi se plazhet do ti kthehen qytetarëve.

Klosi: Pra vetëm 1/3 e subjekteve që zotërojnë në menaxhim breg liqenin janë të dakordësuara me këtë vendim. Ajo që ne nuk duhet të na tolerojë dhe ne nuk duhe të lejojmë tolerime në këtë aspekt është rikthimi i plazheve publike tek qytetarët.

I ashpër dhe kritik Klosi ishte edhe për nivelin e higjienës dhe ndotjen e plazheve në të gjithë vendin.

Klosi: Duhet shumë dhe jua kërkoj këtë me forcë, pasi është bërë investim i madh për pastërtinë e liqenit edhe për trajtimin e ujërave të zeza, të gjitha subjektet duhet të pajisen me leje mjedisore.

Përfshirja në mbrojtjen e UNESCO-s së liqenit të Ohrit, suipas Klosit do ta bëjë Pogradecin të njohur botërisht. Por ndërsa theksoi rritjen e numrit të turistëve, ministri tha se vendi është ende nën potencial për shkak të problematikave në menaxhimin e sektorit turistik.