Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit anglez se Xherdan Shaqiri është duke u përballur me një lëndim në këmbë.

Gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Anglisë më 9 qershor, në kuadër të Ligës së Kampionëve, Xherdan Shaqiri e mori edhe një lajm tjetër të keq, përveç disfatës së gjuajtjet e penalltive, transmeton Gazeta Express.

Në atë ndeshjes, anësori i Liverpoolit e pësoi një lëndim dhe të hënën ai u kthye në kampin stërvitor të Liverpoolit, ku i kreu edhe disa teste mjekësore me stafin e klubit anglez.

“Shaqiri është ende i lënduar nga ekipi kombëtar dhe do të duhet pak kohë derisa ai të kthehet sërish. Ai e ka një grisje në pulpën e këmbës, kështu që nuk do të jetë i përfshirë për ndeshje për një kohë”, bëri të ditur Kloppi.

Ende nuk dihet saktësisht se sa kohë do të mungojë Shaqiri në skuadrën e Liverpoolit, mediat angleze parashikojnë që 27-vjeçari do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjet e fundit të turneut parasezonal të Liverpoolit.

Gjatë turneut parasezonal, Liverpooli do të përballet me skuadra si: Dortmund, Lyon, Napoli, Sevilla, Sporting, Tanmere, Bradford.

Loading...
Global