Vedat Muriqi i ka dhënë fund shumë spekulimeve duke u transferuar te Fenerbahce.

Sulmuesi i Kosovës u largua nga Rizespor pas 1 vit e gjysmë duke shpërthyer me gola.

Transferimi i tij i ka kushtuar Fenerit 3.5 milionë euro, shumë të cilën Gallata nuk ishte e gatshme ta paguaj.

Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante.

Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.