Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj befas ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Sipas tij arsyeja e dorëheqjes është se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Loading...