Një grua obeze që kishte humbur plot 194 kg përsëri u është kthyer shprehive të këqija dhe ka shtuar 19 kg.

Pauline Potter ishte zyrtarisht gruaja më e rëndë në botë kur peshonte plot 292 kg në vitin 2011. Ajo ishte në librin Guinness të rekordeve. Madje ajo njëherë peshonte plot 307 kg.

E dëshpëruar ajo filloi të kërkonte një jetë normale. Ajo u zhvendos nga Kalifornia në Houston për t’u takuar me mjekun Younan Nowzaradan.

Potter, që është 50-vjeçare, kishte arritur të dobësohej dhe peshonte 112 kg pas një ndërhyrje kirurgjike.

Por ajo shtoi përsëri peshë dhe u bë 132 kg.

“Unë vetëm imagjinoj se si do të ishte një jetë normale”, tha ajo.

Duke mos mundur të lëvizë lirshëm, ajo varej në djalin e saj Dillon që të gatuante për të dhe që të pastronte shtëpinë.

“Jam e ngujuar në këtë trup”, thoshte ajo e mërzitur.

Pasi kishte humbur shumë kilogramë prej një ndërhyrje kirurgjike ajo u kthye përsëri shprehive të këqija të saj dhe përsëri shtoi 20 kg.

Ishte mjeku ai që e detyronte atë të lëvizte sa më shumë dhe që të mbante një dietë.

“Isha i shqetësuar se Dillon shumë shpejt do duhej të varroste nënën e tij”, tha Younan.

Obeziteti shkakton shumë sëmundje njëra prej tyre edhe sulmi në zemër për shkak të mosaktivitetit.

Loading...